Paqueta largohet nga Milani, por jo nga Serie A

Edhe pse Coronavirusi ka bërë që të gjitha kampionatet të pezullohen, klubet kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Te Milani pritet të ndodhin ndryshime të mëdha dhe njëri nga lojtarët që do të largohet nga San Siro është Lucas Paqueta.

Siç raporton La Repubblica, Lucas Paqueta do të largohet nga Milani, por jo nga Serie A. Interesim për brazilianin ka shfaqur Fiorentina dhe violët janë duke studiuar mundësinë e trasnferimit të Paquetas.

Milani i ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurove dhe besohet se Fiorentina mund ta paguaj shifrën e kërkuar nga Rosonerët.

Paqueta u transferua te Milani në janar të 2019 dhe menjëherë shkëlqeu me Rosonerët, por këtë sezon nuk ka arritur që ta sigurojë vendin e titullarit dhe tani është i gatshëm të ndryshojë ambient.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here