Çmendet Barcelona: 50 milionë euro për sulmuesin e Bundesligës

Antoine Griezmann do të largohet nga Barcelona sipas të gjitha gjasave në fund të sezonit dhe Katalanasit kanë nisur punën për të afruar një tjetër sulmues në Camp Nou.

Bëhet fjalë për sulmuesin  e Borussia Monchengladbach, Alessane Plea. Siç raporton Sport, Blaugranët janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Një shumë e tillë duket disi e madhe për një 27-vjeçar, megjithëse Gladbach kërkon akoma më shumë se aq. Kujtojmë se gjermanët e kanë marrë Plean nga Nice, për 23 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here