Coutinho me skuadër të re!

Siç po shkojnë gjërat duket se Chelsea do ta ketë rolin kryesor në qoftë se dëshiron apo jo të transferojë Philippe Coutinhon nga Barcelona.

Blutë e Londrës kanë shfaqur interesim për shërbimet e anësorit brazilian mirëpo kanë hasur në rivalitetin e disa skuadrave tjera europiane.

Sipas raportimeve të The Mirror, katalanasit i kanë dhënë prioritet skuadrës londineze për të transferuar Coutinhon në Stamford Bridge.

Braziliani para se të transferoj tek Barcelona ishte pjesë e Liverpoolit ku erdhi me shumë bujë tek katalanasit por që dështoi plotësisht në Camp Nou.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here