Ish trajneri i Milan dhe Fiorentinës pozitiv me COVID-19!

Coronavirus duket se nuk e ka kursyer as trajnerin turk Fatih Terim i cili ka rezultuar pozitiv në testet që ka bërë.

Terim deri më tani nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje tjetër por mosha e tij 66 vjeçare e vë në një rrezik të madh përballë virusit.

‘Jam në duar të sigurta, mos u shqetësoni. Do të bëj një deklaratë tjetër sa më shpejt që të jetë e mundur’- deklaroi 66 vjeçari.

Terim është i vetmi trajner turk i cili ka fituar një trofe europian me një skuadër turke, ku me Galatasaray fitoi kupën UEFA në vitin 2000.

Gjithashtu gjatë karrierës së tij turku ka udhëhequr edhe Milanin dhe Fiorentinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here