Milan përsëri për shopping në Francë: Rosonerët transferojnë yllin 20-vjeçar

Milani ka një ide të re për mesfushën. Siç raporton Calciomercato.com, Rosonerët kanë piketuar Imran Louza, si përforcimin ideal për mesfushën.

20-vjeçari është pjesë e Nantes dhe posedon aftësi teknike.

Lucas Biglia dhe Bonaventura pritet   të largohen nga San Siro në fund të sezonit dhe Rosonerët do të kenë nevojë për përforcime në vijën e mesfushës.

Louza ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime në 24 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Nantes kërkon 10 milionë euro për lirimin e 20-vjeçarit. Me transferimin e tij Milani pritet të krijojë një super dyshe në meshfushë me Louza dhe Bennacer.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here