Orët e ardhshme deçizive për Serie A, ja skenaret e mundshme!

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për Serie A.

Kjo pasi pritet të mbahet një konferencë për media e cila do të sqarojë edhe të ardhmen e futbollit italian për shkak të kolapsit që ka pësuar nga pandemia e COVID-19.

Siç raportojnë mediat italiane, shumë klube italiane tani duket të kenë filluar të jenë pesimiste sa i përket mundësisë që futbolli i luajtur të vazhdojë në këtë sezon.

Ka mendime që thonë se liga duhet të ndalet prej javës së 26 ku do të ishte më e qartë që të diheshin dëmet ekonomike që do ti shkaktohen klubeve.

Por fjalën kryesore e ka qeveria e cila vendos se kur fillon ose jo Serie A por gjithashtu ka edhe shumë kontrata për të drejtat televizive të cilat janë akoma në funksion dhe nuk dihet se çfarë efekti do të kishte nëse  do merrej vendimi për të ndërprerë që tani ligën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here