Skandal: E dinin që është i sëmurë, mirëpo e fshehën që Juventusi të rikthehet në krye të tabelës

Daniele Rugani është futbollisti i parë i infektuar me Coronavirus në Serie A. E dashura e Ruganit, Michela Persico, ka akuzuar drejtuesit e Juventusit.

Siç shkruan Gazzetta dello Sport, Rugani është testuar me 8 mars dhe rezultatet janë marrë në po të njejtën ditë, mirëpo drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që të heshin në mënyrë që derbi me Interin të zhvillohet dhe Biankonerët të rikthehen në vendin e parë.

Kështu në rast se ndëpritet kampionati ata do të ishin në vendin e parë dhe do të shpalleshin kampionë për të nëntën herë rradhazi.

Rugani festoi golat e fitores duke pasur kontakt me Dybalan dhe Matuidin, të cilët rezultuan pozitiv disa ditë më pas me Coronavirus.

Juventusi e ka mohuar kategorikisht këtë lajm dhe sipas tyre rezultatet kanë arritur me 11 mars dhe menjëherë kanë njoftuar publikun.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here