Agnelli ‘ofendon rëndë’ Lotiton!

Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli dhe shefi i Lazios Claudio Lotito duket se nuk gëzojnë aspak raporte të mirë në mes vete, ku kjo u vërejt gjatë një mbledhjeje që u mbajtë për të arritur një marrëveshje për pjesën e mbetur të Serie A.

Coronavirusi ka bllokuar totalisht jetën në Itali por bossi i Lazios Lotito beson se sezoni i Serie A mund të luhet deri në ndeshjen e fundit.

Serie A mblodhi udhëheqësit e të gjithë skuadrave italiane për të vendosur për këtë sezon dhe Lotito i Lazios dukej se ishte tepër optimist se ky sezon mund të zhvillohej deri në fund të sezonit.

Por deklaratave të Lotitos me ironi ju përgjigj Andrea Agnelli i cili me shaka i tha:”Tani je bërë edhe një ekspert i Virologjisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here