City hyn në garë për yllin e Serie A!

Manchester City është bërë vetëm njëra ndër skuadrat e interesuara për shërbimet e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz, raporton Corriere dello Sport.

Barcelona, Liverpool dhe Real Madrid janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e 23 vjeçarit, ku City e shikon atë si zëvëndësimin perfekt për David Silvan.

Napoli megjithatë ka bërë të ditur se mesfushori i saj nuk do të largohet për më pak se 100 milionë euro, shifër kjo që krijon probleme edhe për skuadra të mëdha si City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here