Messi dhuron 1 milionë euro për spitalet në Barcelonë!

Argjentinasi ka dhuruar 1 milionë euro për spitalin klinik i cili po kuron pacientët e infektuar me COVID-19 por edhe njëkohësisht është duke hulumtuar për të gjetur një kurë për këtë virus.

Spitali e konfirmoi që Messi ka dhuruar një shifër të tillë nëpërmjet një postimi në Twitter, ku Mundo Deportivo e pohoi gjithashtu këtë lajm.

Ky donacion e barazon atë të Pep Guardiolës i cili gjithashtu dhuroi një shifër prej 1 milionë eurosh për një spital në Barcelonë për të blerë pajisje dhe mjete tjera mbrojtëse për të luftuar këtë pandemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here