United ka gati goditjen e rradhës për sulmin e saj!

Manchester United mund të fillojë interesimin për sulmuesin e Chelseas, Callum Hodson-Odoi në rast se Sancho i Dortmund nuk do të transferohet në Old Trafford.

‘Djajtë e kuq’ kanë disa muaj që janë vënë në ndjekje të sulmuesit së Borussia Dortmund duke mbajtur gjallë shpresat për një transferim të mundshëm në verë.

Por drejtuesit e United kanë filluar të shfaqin pesimizmin e tyre për shkak se mendojnë që drejtuesit gjermanë do të kërkojnë një ofertë të tepërt për shërbimet e 19 vjeçarit.

Është pikërisht kjo arsyeja pse skuadra e United ka rikthyer vëmendjen në ishull e pikërisht tek sulmuesi Odoi i icili këtë sezon nuk është aktivizuar sa duhet nga Frankie Lampard.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here