Ancelotti shikon nga Serie A, kërkon ta marrë yllin e saj!

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti duket se po kërkon që të bëjë një ribashkim me ish lojtarin e tij tek Napoli, Allan.

Calciomercato deklaroi se braziliani 29 vjeçari ka kontratë me skuadrën nga jugu i Italisë deri më 2023 por drejtuesit e skuadrës mund ta shesin atë që tani për të përfituar ekonomikisht duke marrë parasysh moshën e futbollistit.

Everton duket se ka filluar ta marrë seriozisht këtë interesim të Ancelottit pasi ai i njeh shumë mirë lojtarët napoletan që i ka pasur nën urdhërat e tij kur drejtonte skuadrën e Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here