Milan në sulm, kërkon talentin bavarez!

Milan duket se këtë verë po planifikon të bëjë një transferim të mesfushorit të Bayern Munich, Mickael Cuisance.

Ndryshime të mëdha pritet që të ndodhin gjatë kësaj vere, me Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura që duket se do të largohen pasi kontratat e tyre skadojnë më 30 qershor, ndërsa nuk përjashtohen nga mundësia e largimit edhe Franck Kessie dhe Lucas Paqueta.

Për Cuisance bavarezët vitin e kaluar paguan 12 milionë euro për ta transferuar nga Borussia Monchengladbach por qysh atëherë ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje me Bayern Munich.

Mendohet që Bayern mund ta ofrojë lojtarin për një huazim dhe pastaj me mundësi blerjeje për 10 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here