Nainggolan:’ Frikësohem për gruan time’

Mesfushori Radja Nainggolan ka deklaruar se është shumë i frikësuar se mund të infektohet me COVID-19 dhe pastaj tja kalojë atë bashkëshortes së tij e cila vuan nga kanceri.

Italia për momentin është epiqendra e COVID-19 ku për nga numri i viktimave ja ka kaluar dyfish Kinës.

Mirëpo për Nainggolan gjendja duket më kritike  pasi bashkëshortja e tij Claudia e cila vuan nga kanceri ka një rrezikshmëri më të lartë për të vdekur në qoftë se infektohet me këtë virus për shkak të imunitetit të dobësuar që ja shkakton sëmundja.

31 vjeçari deklaron se gjithmonë kur del nga shtëpia ose kur shkon në market frikësohet shumë se mund të infektohet dhe sëmurë dhe bashkëshorten e tij por pastaj qetëson veten ngadalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here