Bomba e rradhës nga Juve, transferimi i yllit të Real Madrid pothuajse çështje e kryer!

Juventus prapë ka rikthyer interesin për të sjellë në Torino yllin e Real Madrid, Marcelo.

Transferimi i Ferland Mendy ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë tek madrilenët pasi braziliani tani nuk është i preferuari i Zidane gjë që ka bërë që ai të aktivizohet më pak këtë sezon.

Sipas Marca, transferimi i Marcelo tek Juventus duket shumë i mundshëm pasi kjo lëvizje preferohet edhe nga vetë trajneri Maurizio Sarri por tek Juve Marcelo do ta gjejë mikun e tij të ngushtë, Cristiano Ronaldo.

Marcelo ka zhvilluar plot 505 ndeshje me Los Blancos qysh prej transferimit nga Fluminense në 2007 ku gjatë këtyre viteve ka fituar plot 21 trofe.

Ndërkohë tek Juventus transferimi i tij do të bënte shumë dobi pasi do të rriste konkurencën në skuadër me Alex Sandron për krahun e majtë të mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here