Coronavirus: Ja çfarë do të vendos FIFA për merkaton e verës

Coronavirusi ka kapluar botën dhe kjo ka goditur edhe botën e futbollit.

Siç shkruan prestigjiozja franceze L’Equipe, FIFA pritet të ndërmarrë masa për merkaton e verës. L’Equipe shkruan se FIFA po mendon që merkatoja e verës të zgjasë deri në dhjetor të 2020.

Për shkak të suspendimit të kampionateve dhe mundësisë për  rikthimin e tyre në qershor dhe korrik, mund ta shtyjë FIFA-n që ta zgjasë afatin e merkatos deri në Dhjetor.

Virusi ka goditur financat e klubeve dhe në rast se ato arrijnë ta përfundojnë sezonin në verë do të arkëtojnë para dhe kështu mund të mendojnë për përfocime.

Për momentin kjo është vetëm hipotezë dhe mbetet ta shohim nëse FIFA do ta sjell një vendim të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here