Immobile merr vendim për të ardhmen!

Sulmuesi më në formë i Lazios, Ciro Immobile duket se do të qëndrojë akoma tek skuadra nga kryeqyteti italian për një pagë të majme që do të përfitojë nga nënshkrimi i një kontrate të re me lazialët, raporton Calciomercato.

Immobile, 30 vjeçar, ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në sezonin 2019-2020 duke e ndihmuar skuadrën e tij që të qëndrojë në garë për titullin e Serie A ku gjendet në vendin e dytë pasi momentalisht Serie A është e pezulluar për shkak të COVID-19.

Siç raportojnë mediat italiane futbollisti është i lumtur tek Lazio dhe mund të nënshkruaj deri në vitin 2025.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here