Leonardo ideator: Milan dhe PSG përgatiten për një super shkëmbim

Lucas Paqueta pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit. Që në janar te Milani ishin të gatshëm ta shesin brazilianin, por në adresë të tyre nuk erdhi asnjë ofertë që plotësonte kërkesat e tyre.

Milani i ka vënë një çmim prej 30 milionë eurove dhe asnjë klub nuk dëshiron të paguaj një shifër të tillë për Paquetan. Mirëpo ish drejtori i Milanit, Leonardo, tani drejtor sportiv te PSG mbetet një admirues i Paquetas.

Leonardo gjatë kohës së tij te Milani e kishte transferuar Paquetan nga Flamengo dhe tani e dëshiron atë në Paris. Siç raporton Tuttosport, Milan dhe PSG mund të shkëmbejnë Paquetan me Leonardo Paredesin.

Paredes ka luajtur edhe më parë në Serie A te Empoli dhe Roma. Problemi i vetëm është paga e argjentinasit, pasiqë ai fiton 7.3 milionë euro te PSG dhe do të duhet të pranojë ulje page për tu transferuar në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here