Pedro dëshiron të zgjasë kontratën me Chelsea!

Sulmuesi anësor i londinezëve i ka bërë të gjithëve të ditur se dëshiron një zgjatje të kontratës me ‘blutë’ e Londrës pasi disa ditë me parë me një gazetë spanjolle u keqkuptua dhe filluan thashethemet për një largim të mundur.

Spanjolli tanimë 32 vjeçar do të mbetet pa kontratë gjatë kësaj vere dhe po kërkon një kontratë të re ose renovimin e kësaj aktuales.

Ish lojtari i kombëtares spanjolle siç duket nuk është më në preferencën e Frankie Lampard pasi që deri më tani ka zhvilluar vetëm 9 ndeshje në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here