Revolucion te Milani: Gazidis ka përgatitur dhuratën e parë për Rangnick

Zvonimir Boban u shkarkua nga Milani, ndërsa nga San Siro në fund të sezonit pritet të largohet edhe Paolo Maldini.

Mediat italiane gjithashtu raportojnë se Gianluigi Donnarumma dhe Zlatan Ibrahimovic janë futbollistët e parë që do të largohen nga Milani në verë.

Drejtimin e Milanit pritet ta marrë Ralf Rangnick dhe gjermani dëshiron futbollistë të rinjë në skuadër.

Gazidis ka piketuar dhuratën e parë për Rangnick dhe ai është mbrojtësi i Chelsea Andreas Christensen. 23-vjeçari ka kontratë me Blutë deri në vitin 2022.  Danezi ka luajtur 20 ndeshje me Chelsean këtë sezon, ndërsa vlera e tij në treg është 30 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here