Agnelli jep alarmin!

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka paralajmëruar të gjithë skuadrat europiane duke deklaruar se janë para rrezikut të shuarjes së klubeve të tyre për shkak të COVID-19.

Sezoni 2019-2020 ështën ndalur në shumicën e vendeve europiane dhe që tani kanë filluar të ndihen efektet e para financiare.

‘Ne të gjithë jemi përgjegjës për mirëqenien e skuadrave që menaxhojmë që në këto momente po përballen me një rrezik serioz për tu zhdukur”- deklaroi Agnelli duke ju drejtuar presidentëve të skuadrave tjera të mëdha.

“Asnjë nuk është imun ndaj kësaj, duhet të bashkohemi të gjithë sepse kjo është kriza më e madhe që industria e futbollit ka pasur ndonjëherë”- deklaroi për fund Agnelli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here