Coronavirus: Zbulohet skenari i frikshëm për Premier League

Premier League dëshiron të mbyllë sezonin aktual dhe duket si diçka të tillë do ta bëjë edhe në rast se duhet të marrë masa ekstreme. Skenari i fundit që ka filluar të qarkullojë në Londër është i frikshëm. 

Kampionati anglez synon që të mbyllë kampionatin brenda korrikut. Nëse COVID-19 nuk largohet deri në mesin e verës, atëherë liga mund të vendosë luajtjen e të gjitha sfidave në korrik.

Nuk do të jenë të hapura për publikun, por të gjitha me dyer të mbyllura. Të gjitha sfidat e mbetura do të mbyllen brenda një periudhe 4-6 javore. Pas këtyre do të nisë sezoni i ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here