Donnarumma pranë largimit, Raiola fillon bisedimet!

Trajneri i Chelseas, Frankie Lampard, po kërkon që gjatë kësaj vere të shesë portierin e saj Kepa Arrizabalaga dhe në vend të tij nga Milani të sjellë Gianluigi Donnarumma, gjithnjë sipas raportimeve të mediave në Itali.

Megjithatë për të arritur deri tek portieri i kombëtares italiane, ‘blutë’ e Londrës duhet të merren vesh me agjentin e tij Mino Raiola, i cili siç e ka dëshmuar shumë herë më herët nuk frikësohet që të nxjerrë marrëveshjen më të mirë të mundshme për klientët e tij.

Mirëpo Lampard nuk është i bindur se Kepa është i denjë për portën e Chelseas dhe te Donnarumma sheh një zgjidhje afatgjate për problemin e numrit 1 tek skuadra londineze.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here