Fansat kanë zgjedhur 10 skuadrat më të mira në historinë e futbollit (FOTO)

Cila është skuadra më e mirë në historinë e futbollit?

Është pyetje hipotetike që nuk ka një përgjigje të saktë.

Është e vështirë të krahasohen skuadrat nga kohë të ndryshme, pasiqë sporti ka ndryshuar shumë. Por kjo nuk na ndalon që të kemi një opinion.

E përditshmja spanjolle Marca, ka publikuar një sondazh online dhe tifozët kanë zgjedhur 10-të skuadrat më të mira në historinë e futbollit.

Këto janë rezultatet:

10.Penarol (1966)

Skuadra uruguaiane ka fituar kampionatin nëntë herë në 11 vite nga sezoni 1958-1968. Arritja e tyre më e madhe është fitimi i Copa Libertadores ndaj River Plates pas 3 ndeshjeve të luajtura në vitin 1966.

9. Bayern Munich (1973-1976)

Me legjendat Gerd Muller dhe Franz Beckenbauer, Bayerni ka fituar tre Kupa Europiane rradhazi.

8. Ajax (1970-1973)

Ajaxi kishte fituar tre Kupa Europiane rradhazi me Johan Cruyff. Ajaxi e kishte mposhtur Panathinaikos në sezonin 1970/71, Interin në 1971/72 dhe Juventusin në 1972/73.

7. Real Madrid (1985-1990)

Të njohur si La Quinta, pasiqë pesë lojtarë në skuadër rrjedhnin nga akademia e Realit, kjo skuadër kishte dominuar futbollin spanjoll nga viti 1985-90 duke fituar pesë tituj rradhazi në La Liga. Mirëpo në Europë kishin dështuar ta bënin një gjë të tillë dhe ishin eleminuar tre herë rradhazi në gjysmëfinale.

6. Hungaria (1953)

E njohur si ndeshja e shekullit, Hungaria kishte udhëtuar drejt Wembleyt për tu përballur me Anglinë. Hungaria e Puskasit ishte kombëtarja e parë në botë, ishte shpallur kampione Olimpike dhe kishte 24 ndeshje rradhazi pa humbje. Hungaria e kishte mposhtur në Wembley Anglinë 3-6.

5. Real Madrid (1955-1960)

Tridhjetë vite më parë Reali nuk e kishte problem ta mbretëronte Europën. Me Di Stefanon, Reali kishte fituar pesë herë rradhazi Ligën e Kampionëve.

4. Milan (1988-1994)

Arrigo Sacchi e fitoi Scudetton në sezonin e tij të parë me Milanin para se të fitonte Kupën e Europës (Champions League) dy herë rradhazi në sezonet 1988/99 dhe 1989/90. Me Paolo Maldinin, Franco Baresin, Frank Rijkaardin, Carlo Ancelottin, Ruud Gullitin and Marco van Bastenin në skuadër, nuk ishte aspak surprizë.

3. Zvezda e Beogradit (1991)

Darko Pancev e kishte udhëhequr Zvezdën e Beogradit drejt triumfit në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur në finale Marsejën.

2. Real Madrid (2016-2018)

Me Zinedine Zidane, Reali u bë klubi i parë që ka fituar Ligën e Kampionëve tre herë rradhazi. Ata fituan një La Liga, ndërsa Ronaldo e dominoi Europën.

1. Barcelona (2008-2012)

Sipas fansave, Barcelona e Pep Guardiolës është skuadra më e mirë në historinë e futbollit.  Tre tituj rradhazi në La Liga dhe dy Champions League e përshkruan më së miri suksesin e kësaj skuadre. Me Xavin, Iniestan dhe Messin, Barcelona ishte thjeshtë një skuadër e frikshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here