Presidenti i Genoas habit të gjithë me mendimin e tij për këtë sezon të Serie A!

Presidenti i Genoas Enrico Preziosi deklaroi se nuk ka kuptim që të vazhdohet përsëri ky sezon i Serie A dhe se një merkato e vazhduar pas gushtit do të ishte e tepruar sepse deri në gusht sipas tij ka kohë sa të duash.

Genoa u largua nga zona e rënies në Serie B me fitoren 2-1 që e shënoi ndaj Milanit dhe ardhja e trajnerit Davide Nicola duket se ka pasur një ndikim të mirë tek skuadra veriore.

Ai gjithashtu hodhi poshtë edhe idenë e FIFA-s për të zgjatur kohën e transferimeve duke deklaruar se një periudhë prej 25-30 ditësh është mëse e mjaftueshme për të arritur objektivat në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here