PSG rrëmben talentin e Atletico Madrid

17 vjeç dhe një e ardhme që, sipas zbuluesve të talenteve, do të jetë e shndritshme.

Javier Serrano është nxhevahiri i fundit i cantera-s së Atletico Madrid, mesfushor i U18-ës së Colchoneros dhe i kombëtares spanjolle. Tani, sipas L’Equipe, për të është vënë në lëvizje PSG.

Francezët mësohet se kanë nisur kontaktet me menaxherin e adoleshentit, i lidhur me madrilenët nga një kontratë deri në 2022-shin.

Në kontratën e tij është  përfshirë edhe një kluazolë prej 26 milionë eurosh që mund t’ia lehtësojë punën francezëve.

Megjithatë, nuk dihet akoma nëse ata janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë kaq të madhe për një 17-vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here