Revolucion te Reali: Zinedine Zidane shlyen nga skuadra pesë yje

Zinedine Zidane raportohet se ka shlyer pesë futbollistë nga skuadra për sezonin e ardshëm.

Në Bernabeu pritet të ndodhë një revolucion në verë dhe Mbretërit do të nxjerrin në shitje disa futbollistë për të arkëtuar para për përforcimet e reja.

Reali nuk ka bindur aspak këtë sezon dhe janë pranë eleminimit nga Liga e Kampionëve pas humbjes 1-3 nga City dhe në La Liga renditen në vendin e dytë me dy pikë më pak se Barcelona.

Për këtë shkak në verë pritet të ndodhin ndryshime të mëdha në skuadër dhe siç raporton e përditshmja spanjolle AS, pesë yje nuk bëjnë pjesë në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm.

James Rodriguez, Gareth Bale, Luka Modric, Luca Vasquez dhe Mariano Diaz do të largohen nga Reali në verë.

Bale dhe Rodriguez pritet të transferohen në Premier League, ndërsa Modric në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here