Ter Stegen largohet nga Barca për një shifër që do thyej rekorde!

Rinovimi në mes të Barcelonës dhe Marc-Andre Ter Stegen duket se po bëhet çdo ditë e më i vështirë.

Kjo ka bërë që interesimet e skuadrave tjera europiane të rritet çdo ditë e më shumë për portierin gjerman i cili me Barcelonën ka një kontratë që skadon më 2022.

Barcelona mesa duket edhe mund ta shes gjermanin gjatë kësaj vere në mënyrë që çmimi i gjermanit do të bjerë shumë nëse qëndron në Camp Nou edhe për një sezon.

Mësohet se Bayern Munich është e gatshme që të ofrojë shifrën rekord të 100 milionë eurove për ta rikthyer Ter Stegenin përsëri në Bundesliga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here