Juventus dhe lojtari që ndoqi për vite por që tani nuk e dëshiron më!

Interesimi shumëvjeçar i Juventusit për Angel Di Maria duket se është shuar pikërisht në momentet kur një transferim i argjentinasit në Torino mund të bëhet realitet.

Siç raporton Calcio Mercato, Juventus më nuk janë të interesuar për të siguruar shërbimet e argjentinasit që për shumë vite ka qenë një ‘ëndërr’ për drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’.

Por tani Biankonerët duket se nuk janë të interesuar pasi sulmuesi anësor ka mbushur plot 32 vjeç dhe se nuk është një blerje që premton për të ardhmen.

Angel Di Maria ka edhe një vit kontratë me Paris Saint Germain ku vetëm këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe asistuar plot 14 herë në Ligue 1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here