Nainggolan edhe për një vit i huazuar tek Cagliari!

Radja Nainggolan la Inter për shkak të pamundësisë që të zinte një vend titullari në formacionin e Antonio Contes.

Mesfushori belg kishte disa oferta të tjera por Cagliarin e zgjodhi për shkak të gruas së tij që vuan nga kanceri e cila me prejardhje është nga ky qytet.

Rikthimi tek Cagliari ka qenë shumë pozitiv për belgun pasi ai u rikthye në formën e mirë që kishte sezonet e mëhershme.

Cagliari nuk ka mundësi që tani të blej Nainggolanin dhe ka filluar bisedimet me Inter për ta huazuar atë edhe për një vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here