Shqiptari nga Struga që është rritur me Ibrahimovicin: Ishte shumë belaxhi, ushqeheshte te ne (VIDEO)

Adi Hoxha nga Struga ka zbuluar se gjatë fëmijërisë së tij është rritur sëbashku me Zlatan Ibrahimovic.

Hoxha është i lindur në Suedi dhe punon si trajner. Ai ka zbuluar se nëna e tij e ka ushqyer disa herë Ibrahimovicin kur ai ishte fëmijë.

“Si ishte Zlatani si fëmijë?Ai ishte mjaft Unë e njoh që në moshën 6-vjeçe. Zlatani ka banuar këtu, në këtë ndërtesë, në katin e pestë dhe ne kemi banuar në këtë ndërtesën afër, në katin e tretë. Nëna e tij jetonte këtu dhe ishin shumë të varfër. Ai vinte te ne për të ngrënë dhe nëna ime e ushqente.”

“Sot flasim shumë rrallë. Para katër viteve është hera e fundit që kemi biseduar. Atëherë isha në Paris për ta parë një ndeshje të PSG, ajo ishte hera e fundit”, rrëfeu Hoxha.

https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/1064162543953109/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here