Sipas raportimeve të fundit, Milani mund ta transferojë mesfushorin e talentuar të Juventusit, Rolando Mandragora.
Juventus planifikon që ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së Mandragoras nga Udinese për shifrën e 26 milionë eurove.
22-vjeçari posedon mjaftë cilësi dhe do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Milanin në vijën e mesfushës.
Mandragora nuk do të jetë titullarë te Juventusi dhe Gazidis kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe Milani është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për të.
Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së Madragoras në shkëmbimin me Donnarumman.
Mandragora ka luajtur 27 ndeshje këtë sezon me Udinesen dhe ka shënuar tre gola.