Shkaku i COVID-19, Milan nuk mund të shes yllin e saj!

Gianluigi Donnarumma është lojtari i cili gjatë këtyre ditëve po përflitet për një largim të mundshëm nga Milani gjatë kësaj vere.

Italiani ka kërkuar disa privilegje të ndryshme si psh rritjen e pagës, ku drejtuesit e Milanit janë të frustruar me vendimet e 20 vjeçarit.

Sipas mediave italiane Rossonerët ishin të gatshëm që ta shisnin portierin e tyre por për shkak të krizës së shkaktuar nga coronavirusi po mendojnë që atë ta mbajnë edhe për një sezon tjetër.

Skuadrat më të interesuara për të ishin Chelsea dhe Real Madrid por siç po shihet ato duhet të presin edhe një vit për të nisur betejën për Gigin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here