Derbi në merkato: Milan dhe Inter në garë për portjerin e ri

Milani dhe Interi janë duke vëzhguar portjerin e Sportin Lisbonës Luis Maximiano, raporton e përditshmja portugeze O Jogo.

Rosonerët janë në kërkim të një portjeri të ri për ta pasuar Donnarumman dhe 21-vjeçari shihet si opsioni ideal.

Maximiano ka impresionuar me paraqitjet e tij te Sportingu këtë sezon. 21-vjeçari ka bërë 23 paraqitje dhe ka mbajtur rrjetën e paprekur në shtatë ndeshje.

Inter gjithashtu është duke vëzhguar portjerin portugez dhe Neroaxurët e shohin atë si pasuesin e mundshëm të Handanovic.

Mbetet ta shohim kush do ta ta fitojë derbin për Maximianon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here