Ibra out, një bomber in: Milan ka gjetur pasuesin, gati goditja në merkato!

Zlatan Ibrahimovic sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Milani në fund të sezonit, ndërsa Tuttosport raporton se Rosonerët kanë gjetur pasuesin e suedezit.

Vendin e Ibras pritet ta zërë Arkadiusz Milik nga Napoli. Polaku nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Napoletanët, që i skadon vitin e ardhshëm. Për këtë shkak Napoli është i gatshëm ta shesë Milik këtë verë.

Milik është lojtari i duhur për sulmin, ndërsa përveç kësaj paga e tij është vetëm 2.2 milionë euro, një shifër që pranohet nga presidenca kuqezi, që kërkon të ulë shpenzimet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here