Jo vetëm Neymar, Barcelona transferon edhe një tjetër yll nga PSG

Barcelona ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe Katalanasit përveç përforcimeve në vijën e sulmit, pritet të transferojnë edhe një apo dy mbrojtës.

Katalanasit kanë mjaftë probleme me krahun e majtë të mbrojtjes, pasiqë Junior Firpo ka dështuar të bëjë paraqitje të mira  dhe Bartomeu është i gatshëm ta shesë atë.

Barcelona ka piketuar një përforcim të mundshëm për krahun e majtë dhe ai është mbrojtësi i PSG Layvin Kurzawa.

Kurzawa nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Parisienët dhe do të largohet nga Parku i Princave në verë.

Barcelona e sheh Kurzawan si një përforcim ideal, e për më tepër që mund ta transferojnë me parametra zero.

Përveç Neymar Barcelona nga PSG pritet ta transferojnë edhe Kurzawan.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here