Lautaro te Barcelona? – Ja çfarë thotë agjenti i tij

Agjenti i Lautaro Martinez, Beto Yaque, ka konfirmuar se ka interesim të madh për klientin e tij.

Sipas raportimeve të fundit Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Lautaron dhe se tani mbetet të arrihet vetëm marrëveshja me Interin.

Yaque ka bërë të ditur se ai ka biseduar me klubet e interesuar, mirëpo Martinez është i fokusuar te Interi.

“Është raportuar se Reali dhe Barcelona e dëshirojnë Lautaron, por ai nuk ua vë veshin. Ai nuk më thërret asnjëherë për të më pyetur nësa janë të vërteta zërat dhe është i fokusuar te Interi. Kam biseduar me disa njerëz, por ata nuk janë përfaqësues zyrtarë të klubeve. Për momentin nuk ka asgjë serioze dhe formale. Lautaro po rritet shumë si futbollist dhe është normale që të ketë interesim të madh për të”, ka thënë Yaque.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here