COVID-19 nuk e ‘lë rehat’ Juventusin as në merkato!

Juventusi ishte duke planifikuar që të hidhej në sulm për të siguruar shërbimet e yllit të Bayer Leverkusen, Kai Havertz, por gjithçka është ndërprerë për shkak të COVID-19, raporton Calciomercato.

Raporti detajon se si Juventusi ka një kohë të gjatë që po e ndjek talentin 20 vjeçar i cili ka një kontratë deri më 2022 me ‘Asipirinat’ dhe kësaj vera do të tentohet transferimi i tij në Torino.

Por tani gjendja është më enigmatike për shkak të gjendjes së rënduar financiare që ka krijuar virusi dhe çdo gjë mbetet të shihet se kur do të rifilloj sezoni i mbetur në gjysmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here