Inter synon ‘një goditje kirugjikale’ në merkato!

Inter po mendon seriozisht që Napolit ti rrëmbej yllin e saj, Dries Mertens, edhe atë pa paguar as edhe një kacidhe për yllin napolitan.

Kjo për arsye se belgu gjatë kësaj vere mbetet pa kontratë me Napolin dhe deri më tani nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje të re me skuadrën nga jugu i Italisë.

E gjithë këtë situatë nga afër e ka ndjekur Inter.

Mësohet se Neroazzurët kanë bërë gati një ofertë prej 5 milionë eurosh plus edhe bonuse të tjera për Mertens, i cili në moshën 32 vjeçare po kalon një formë për tja pasur lakmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here