Manchester United mesa duket ka vendosur që të përdorë Paul Pogban si një ‘vegël’ për të arritur tek qendërmbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijs De Ligt.
De Ligt pati vështirësi në fillim të këtij sezoni për tu ambientuar me Serie A por tani duket se e ka gjetur veten mirë tek ‘Zonja e Vjetër’.
Por kjo aventurë tek kampionët italian duket se mund të mos i zgjas shumë atij pasi Manchester United akoma nuk e ka shuar interesimin që e pati për të edhe gjatë vitit të kaluar.
Ole Gunnar Solskjaer e sheh 20 vjeçarin holandez si partnerin perfekt në mbrotje së bashku me Harry Maguire dhe për këtë gjë është i gatshëm të lërë Paul Pogban të rikthehet tek Juventusi.
Juventusi është shumë i interesuar për shërbimet e francezit dhe një marrëveshje duket se është shumë e mundshme të ndodhë.