Real Madrid forcon mbrojtjen e saj!

Teksa po përgatiten që të ndahen me yllin e saj, Marcelo, Real Madrid duket se nuk ka humbur kohë dhe është hedhur në sulm për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba, raporton Le10Sport.

Shkathtësia e austriakut i ka rënë në sy Zinedine Zidane, i cili është i gatshëm për çdo marrëveshje të mundshme që për të tjerët do të dukej si shumë e shtrenjtë.

Alaba momentalisht ka një kontratë me bavarezët që mbaron në fund të këtij sezoni, gjë që i ka rritur akoma më shumë zërat për largimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here