Revolucion në Bernabeu: Reali përgatit largimin e 12 lojtarëve

Real Madridi po mendon largimin e 12 lojtarëve këtë verë, për të mbushur arkat nga shitjet, por dhe për t’i zvogëluar shpenzimet.

Klubi i La Ligas do të jetë i kufizuara për të patur 25 lojtarë në listën për sezonin e ardhshëm.

Zinedine Zidane aktualisht ka 37 lojtarë në skuadrën e parë, 12 prej të cilëve aktualisht janë në huazim.

Dy të parët që do të largohen janë Gareth Bale dhe James Rodriguez, pasi edhe këtë vit nuk është se kanë luajtur aq shumë.  Dyshja kanë po ashtu edhe paga të larta.

Për Gareth Bale ka pasur interesim nga Jiangsu Suning, por edhe Evertoni, ndërsa për James interesohet Arsenali.

Kontratat e Luka Modric dhe Lucas Vazquez përfundojnë në vitin 2021, dhe klubi mund të vendos për largimin e tyre.

Edhe Dani Ceballos që është në huazim, mund të vendoset për shitjen e tij.

Edhe Luka Jovic mund të largohet me Chelsean dhe Arsenalin që kanë shfaqur interesim.

Jesus Vallejo, Achraf Hakimi dhe Borja Mayoral që janë në huazim, po ashtu pritet të shiten.

Mariano është një emër tjetër që mund të largohet, pasi Eden Hazard,  Rodrygo dhe Vinicius Junior janë të besuarit.

Martin Odegaard dhe Sergio Reguilon, edhe pse po luajnë mirë në huazim, mund të shiten.

Marcelo është një nga emrat që mund të largohet, por më pak i rrëzikuar, pasi Ferland Mendy ka gjetur vend në formacion dhe po tregon formë të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here