Ronaldo larg Torinos, këto janë dy skuadrat e interesuara për të!

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë mund të largohet gjatë kësaj vere prej Torinos.

Ylli i Juventus mund të braktisë Allianz Stadium në fund të këtij sezoni duke lënë një boshllëk të madh në repartin sulmues të Juves, raporton Marca.

Po përflitet për një rikthim të mundshëm tek Manchester United, por edhe Paris Saint Germain është shumë e interesuar për të sjellë në Ligue 1 yllin portugez që ka arritur një moshë 35 vjeçare.

Ronaldo gjatë këtij sezoni ka shënuar 21 gola në 22 ndeshje të Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here