Sarri transferon yllin e Chelsea te Juventusi

Tanimë është e qartë se Willian do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit si futbollist i lirë, ndërsa klubet e interesuara kanë nisur sulmin për të siguruar shërbimet e tij.

Mediat italiane raportojnë se garës për Willian i është bashkuar edhe Juventusi.

Biankonerët pritet të nisin bisedimet me agjentin e brazilianit për të mësuar kërkesat financiare.

Marrëdhëniet mes Sarrit dhe Willianit janë të shkëlqyeshme, pasiqë kanë bashkëpunuar te Chelsea.

Pikërisht Sarri insiston për transferimin e Willian në Torino dhe italian e sheh atë si pasuesin ideal të Bernardeschit, i cili pritet të largohet nga Zonja e Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here