Sterling tradhëton Manchester Cityn!

Raheem Sterling mund të jetë duke përgatitur një surprizë të hidhur për skuadrën e tij aktuale, Manchester City.

Kjo për shkak se agjenti i sulmuesit deklaroi se lojtari i tij gjatë kësaj vere nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi tek Liverpool.

Sipas L’Equipe, më i interesuari për këtë transferim duket se është vetë trajneri Jurgen Klopp i cili në rast se ka mundësi financiare gjatë kësaj vere do të tentojë me çdo kusht ta sjellë 25 vjeçarin në Anfield Road.

Ky largim mund të vijë për arsye të dënimit që mori City për pamundësinë që për dy sezone të luajë në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here