UEFA sot mbajti mbledhje me video-konferencë, këto janë të gjithë vendimet e marra

UEFA ka mbajtur sot një video-konferencë me 55 federatat e saj anëtare, ku janë diskutuar shumë çështje të rëndësishme sa i përket ecurisë së mëtejshme të kalendarit të garave në kampionatet kombëtare dhe ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

Mbledhjen e drejtoi sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, derisa në fund u morën edhe disa vendime në bazë të diskutimeve me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave anëtare dhe mbi bazën e rekomandimeve të grupeve punuese të krijuara më 17 mars nga UEFA.

Rezymetë e video-konferencës:

Asnjë vendim i prerë nuk mund të merret përderisa të ekzistojë rreziku direkt nga virusi Covid-19 por duhet të shtrohen opsionet e mundshme dhe afatet të cilat duhet të respektohen;

Ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe të tri ekipeve tjera në grup do të shtyhen për një afat tjetër e sipas orarit të ngjeshur mund të ndodh në muajt e vjeshtës – Vendimi nuk është marrë, ekzistojnë së paku tri opsione;

Përfundimi i kampionateve nacionale mund të shtyhet, varësisht nga përhapja e virusit por ekziston qëndrimi që ndeshjet të luhen, kampionati të përfundon, varësisht nga formati i kampionatit dhe mundësisht te ketë uniformitet në gjetjen e zgjidhjeve dhe afateve përfundimtare;

Afatet kalimtare në FIFA TMS, çështja e kontratave, zgjatja e tyre, anulimi etj. janë duke u diskutuar në organet ligjore të UEFA-s për të pasur qëndrime të përafërta në mes të anëtarëve të UEFA-s;

Shtyhet afati i licencimeve dhe suspendohen disa rregulla që nuk përkojnë me situatën për garat e UEFA CHL dhe UEL, varësisht nga rëndësia e pesë kritereve të kërkuara;

Situata financiare e UEFA-s varet shumë edhe nga fakti se a do të luhen të gjitha ndeshjet e UCHL dhe UEL;

Ndeshjet e UEFA Nations League do të luhen në afatet e parapara (shtator, tetor dhe nëntor) por këtu mund t’i shtohen edhe ndeshjet e mbetura të “play-off”-it;

Garat e femrave, Futsal, të U-21 dhe mposhtë, sikurse edhe ndeshjet zhvillimore do të pësojnë ndryshime e disa formate finale mund të mos zhvillohen fare;

Të gjitha opsionet do të diskutohen brenda Federatave Nacionale, vërejtjet dhe sugjerimet do t’i dërgohen UEFA-s, ndërsa takimi i radhës me Sekretarët e Përgjithshëm do të mbahet në pjesën e dytë të prillit.

FFK dhe Federatat tjera do të jenë vazhdimisht në kontakt për të qenë aktive në vendimmarrje por edhe për të diskutuar mbi problemet që mund të vijnë si pasojë e shtyrjeve të afateve, kontratave etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here