Valencia ka qenë skuadra më e prekur nga COVID-19, ku 25% e lojtarëve dhe stafit të saj kanë qenë të prekur nga ky virus.
Spanjollët ishin në Lombardi në muajin shkurt në ndeshjen e Champions League dhe ishte pikërisht kjo ndeshje që rezultoi fatale jo vetëm për klubin spanjoll por për gjithë shtetin italian pasi prej aty mendohet se u shpërnda në masë të madhe në gjithë veriun e Italisë.
Por kjo fundjavë do të vijë me një lajm pozitiv për Valencian pasi të gjithë lojtarët dhe stafi i skuadrës e përfundon qëndrimin 14 ditor në karantinë dhe shpresojnë që gjërat tani të normalizohen me kalimin e kohës.