Barcelona i vendos çmimin Rakiticit

Siç raporton Standard, Barcelona është e hapur për shitjen e Ivan Rakitic në verë.

Katalanasit do të presin ofertë nga klubet e interesuara, ndërsa Atletico dhe Sevilla thuhet se do të garojnë për shërbimet e mesfushorit kroat.

Barcelona thuhet se është e gatshme ta shesë Rakiticin për shifrën e 20 milionë eurove.

Kroati ka humbur vendin e titullarit në Camp Nou dhe nuk bën pjesë në planet e Setien për sezonin e ardhshëm.

Rakitic pritet të mbetet në Spanjë dhe sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën te Sevilla ose Atletico Madrid.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here