Benatia:’Kjo është dëshira e Pjanic’

Ish mbrojtësi juventin, Medhi Benatia, ka deklaruar se mesfushori Miralem Pjanic dëshiron që të qëndrojë akoma tek Juventus dhe se ky ‘pushim’ do ti bëj mirë boshnjakut pasi ai ishte i lodhur.

Marokeni është larguar nga Juve në 2019 por ka bërë të ditur se akoma mban kontakte me shokët e skuadrës!

Mbrojtësi ka luajtur bashkë me Pjanic dhe deklaroi se boshnjaku e ka vuajtur këtë sezon ndërrimin e formacionit nga Maurizio Sarri por se shumë shpejt do të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Miralem Pjanic këtë sezon është kritikuar për shkak të pamundësisë që ti përshtatej lojës së re të Juventusit, por me kalimin e kohës boshnjaku ka filluar të adaptohet me planin e ri të lojës së Sarrit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here