Cavani rikthehet në Serie A!

Edinson Cavani gjatë kësaj vere do të largohet nga Paris Saint Germain si një lojtar i lirë pasi kontrata i skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk po mendon më qëndrimin në Ligue 1.

Skuadra të shumta kanë shfaqur interesimin për të si Boca Juniors, LA Galaxy, Inter Miami dhe Leeds United.

Por oferta më serioze duket se është ajo e ish skuadrës së tij, Napolit, e cila i ka ofruar një kontratë 3 vjeçare me një pagë prej 7 milionë eurosh në vit.

Në rast nënshkrimi me Napolin uruguajani do të përfitojë plot 28 milionë euro pasi 7 milionë do ti sigurojë si shpërblim nga Napoli për shkak se tek skuadra italiane do të vijë si lojtar i lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here